• |
ide | kryesore

Ishte infektuar me Covid-19, ndërron jetë mamia e spitalit të Elbasanit në moshën 50-vjeçare

-Instant, Lajme, Të fundit



Infermierja e maternitetit të Elbasanit, Majlinda Sulkuqi ka ndërruar jetë. Ajo luftoi për dy javë me sëmundjen por nuk arriti dot ta fitojë betejën me infeksionin duke shënuar humbje në bluzat e bardha të këtij qyteti. 50-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj u infektuan gjatë kryerjes së detyrës në Spitalin e Elbasanit.

Bashkëshorti i 50-vjeçares ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas tamponit ka rezultuar negativ për sëmundjen. Në 24 orët e fundit në Elbasan, janë konfirmuar 16 raste pozitive me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *