• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut në alarm/ 15 viktima dhe 628 raste të reja me Covid në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Maqedoninë e Veriut gjendja me pandeminë është alarmante. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona. Bëhet fjalë për 7 pacientë nga Shkupi, 2 pacientë nga Gjevgjelia, një nga Resnja, një nga Dellceva dhe një nga Ohri.

Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2236 testime, kurse janë regjistruar 628 raste të reja me COVID-19. Më shumë se gjysmat e tyre i ka shkupi me 353 raste.

ISHP-ja ka regjistruar 531 pacientë të shëruar. Në Maqedoninë e Veriut janë 7399 raste aktive ndërsa në spitalet e vendit janë të shtruar gjithsej 643 pacientë prej të cilëve 110 po mbahen me oksigjeno-terapi ndërsa 1 është i intubuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *