• |
ide | kryesore

PD publikon deklaratën e mjekut në Durrës, pohon mungesën e tamponëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka publikuar deklaratën e një mjeku në Durrës, i cili tregon se ka mungesë tamponësh. Partia demokratike ka akuzuar qeverinë edhe për manipulim të statistikave në lidhje me shifrat reale të të prekurve nga COVID-19.

“Ne ditet me te veshtira dhe te keqmenaxhuara te numrit te larte te te infektuarve dhe spitaleve jofunksionale Edi Rama gjen kohen te tallet me shqiptaret dhe hallet e tyre.

Hap veshet dhe degjo mjekun nga spitali i Durresit se sa eshte numri i te prekurve nga covid dhe sa eshte numri i testeve te perditshme atje. Batutat dhe talljet nuk te shpetojne dot nga pergjegjesia qe ke per mosmenaxhimin e situates, me numrin skandaloz te testimeve, me spitalet dhe stafin mjekesor te lene ne meshire te fatit”, shkruan Bylykbashi në rrjetin social Facebook.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *