• |
ide | kryesore

Nuk i shpëton burgut/ Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite për ryshfet

-Instant, Lajme, Planet



Ditën e djeshme është rikthyer në burg, ish-presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, pasi Gjykata e Lartë e vendit mbështeti pretencën për dënimin e tij me 17 vjet burg për ryshfet. Tashmë në moshën 78-vjeçare, me një dënim 17 vite, ish-presidenti Lee ka të ngjarë të ndërrojë jetë në burg, nëse nuk merr faljen presidenciale. Lee u dënua për herë të parë për përvetësim dhe pranim të ryshfetit në fund të vitit 2018 dhe u burgos. Gjykata e Apelit më vonë e rriti dënimin e tij në 17 vjet dhe për një rishqyrtim iu drejtua Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë e la në fuqi dënimin e tij me 17 vite burg, për përvetësimin e 25.2 miliardë dollarëve dhe pranimin e ryshfetit në total prej 9.4 miliardë dollarë.

Të katër ish-presidentët të Koresë së Jugut janë ose prapa hekurave ose kanë vuajtur dënime me burg, shpesh si rezultat i hetimeve të filluara nga pasardhësit e tyre, të cilët janë rivalë politikë. Konservatori Lee, shërbeu si president nga 2008 në 2013, dhe kishte dalë me kusht në pritje të vendimit sepse kishte apeluar më herët vendimin e Gjykatës së Apelit. Por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit dhe dje policia u pa në shtëpinë e tij në Seul.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *