• |
ide | kryesore

Imunologu tregon kush grup gjaku është më i dobët përballë koronavirusit

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas imunologut Genc Sulçebe, personat me grup gjaku A janë më të rrezikuar, ndërsa grupi Zero është më i mbrojtur nga Covid-19. Të paktën nga eksperienca e fituar deri tani, mjekët që trajtojnë të sëmurët me koronavirus, kanë arritur në këtë përfundim. Gjithsesi të dhënat janë ende të paqarta për organizmat më të dobët ndaj Sars-cov-2.

Në intervistën në News24, imunologu Genc Sulcebe paralajmëroi një mbyllje të pjesshme në rast se numri i të prekurve dhe i viktimave rritet në ditët në vazhdim ashtu sic është paralajmëruar tashmë nga ekspertët. Sulcebe tha se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të pacientëve me Covod.

“Ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa.

Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohem vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë”, u shpreh Sulçebe.

Ajo që imunolgu e quan skandaloze është fakti që maska mbahet jashtë dhe hiqet sapo hyn në lokal.

“Mbajtja e maskës është gjë shumë pozitive, por paradoksalë dhe skandaloze është kur ti e heq maskën kur futesh brenda. Brenda është rrezikuar më i madh. Të kesh maskën rrugës dhe të futësh në lokal dhe ta heqësh është paradoksale dhe e rrezikshme madje”, tha mjeku.



2 Comments

  1. O doktor, ia ke fut kot. Si qenka keshtu si thua ti? E ka thene vete Rama qe marrte nga ditet e Spiropales dhe Balles qe virusi nuk futet ne lokale ndersa ne rruge ben namin

  2. “Ndryshe nuk e parandalojme dot”.
    Cfare do qe te beni ju nuk mund as ta prapandaloni e jo me ta parandaloni.
    Ju nuk dini asgje per kete virus, nuk dini kush preparat e lufton e kush e ndihmon, nuk dini as mekanizmin se si ai sulmon organizmin. Shkurt levizni neper tym, me hamendje dhe nxirni disa konkluzione qesharake si ky qe sapo na the per grupet e gjakut.
    Por ngushellohu se nuk je vetem ne percartjet e tua, disa te ngjashem me ty ne UK, nxorren konkluzionin se tullacet nuk i ze ndersa ata me floke i ze.
    Pika neve kush na jep mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *