• |
ide | kryesore

Meta kërkon miratimin urgjent të nismës për referendumet: Të jetë ‘arma’ në duart e qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të miratohet urgjentisht nisma për referendumet në Shqipëri. Kreu i Shtetit ka theksuar se ky ligj, “duhet të jetë arma në duart e qytetarëve”.


Sipas Metës “në një vend të lirë, nuk ka më mirë se demokracia direkte që i bën qytetarët të angazhohen vetë, të luftojnë apatinë, paligjshmërinë dhe vendimmarrje të llojit klientelist, për të realizuar të drejtat dhe prosperitetin e tyre”.


“Kjo nismë për REFERENDUMET duhet të miratohet urgjentisht.  Në mënyrë që të kemi një ndryshim drastik të situatës, dhe kjo do të ndodhë vetëm kur populli të marrë në kontroll politikanët, dhe jo kur populli të mbetet peng i politikanëve.

Ky ligj duhet të jetë arma në duart e qytetarëve të këtij vendi, që të mos jenë më të pambrojtur, dhe jo vetëm kaq, por edhe të poshtëruar, që të mos jenë më të nënshtruar ndaj arbitraritetit të çdo vendimi të marrë, por të vendosin vetë për çdo çështje me rëndësi.

Në një vend të lirë, nuk ka më mirë se demokracia direkte që i bën qytetarët të angazhohen vetë, të luftojnë apatinë, paligjshmërinë dhe vendimmarrje të llojit klientelist, për të realizuar të drejtat dhe prosperitetin e tyre.

Më mirë të jenë politikanët nën kontrollin e qytetarëve, sesa një popull i tërë të mbetet peng i politikanëve të provuar si të papërgjegjshëm.  Vetëm sundimi i popullit përmes REFERENDUMIT do të garantojë sundimin e ligjit për të gjithë njësoj“, thekson Meta.

2 Comments

  1. Kush do ta miratoje ligjin per referendumin ? Parlamenti ? Po ti del cdo dite dhe thua qe parlamenti eshte jo legjitim . Si i bie kjo pune tani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu