• |
ide | kryesore

Rama premton në Kukës 1 mijë vende të reja pune: Aeroportet janë fabrika zhvillimit, jo pista vallëzimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës, në kantierin e ndërtimit të aeroportit të qytetit, ku shpjegoi pse me skuadrën e PS e kërkon mandatin e tretë qeverisës.

Duke iu përgjigjur kritikëve që sipas tij i shkruajnë “çfarë i do aeroportet se ne nuk kemi bukë të hamë”, Rama tha se ato janë fabrika zhvillimi, jo pista vallëzimi.

Rama tha se pas përfundimit të aeroportit të Kukësit do të krijohen 1 mijë vende pune direkte, përveç atyre gjatë fazës së ndërtimit të tij. Ndër të tjera tha se në këtë aeroport do kryhen fluturime që nuk i ka Aeroporti i Tiranës dhe as ai i Prishtinës.

“Një ambicie shumë të madhe për ta kthyer Kukësin një pikë referimi jo vetëm për banorët e Kukësit e kuksianët që do i sjell se s’bën të votojnë për PD, 120 vota do i ketë nga unë PD këtu, se do marr ata që janë tallur më shumë në fb tim, e po i nxjerrin një nga një, por edhe për të gjithë të tjerët, qoftë për banorët në Tiranë, Gjakovë, sepse do jetë një aeroport që do sigurojë linja të cilat nuk i ka e s’do i ketë as Tirana e as Prishtina.

Do sjellë vetëm si aeroport 1 mijë vende pune direkte e mijëra vende pune të tjera që do krijohen si rrjedhojë e ndërtimit të aeroportit.

Një euro e investuar në aeroport sjell 17-23 euro të tjera si rezultati atij investimit”.

Rama ftoi qytetarët të mendojnë çfarë mund të ndodhë me rindërtimin apo projekte të tjera, nëse PS i lë në mes, duke akuzuar opozitën se “nuk bënë dot as një punë që kishin, t’i shërbenin qytetarëve në Parlament”.

“Sot aeroporti i Tiranës është një monopol dhe shteti s’mund të vërë kushte, as për shitësit e zarzavateve, është konkurenca që e ekuilibron cmimi. Imagjinojeni tani që PS, shumica jonë ta ndërpresë mandatin, se çfarë ndodh me ata që duan të kthehen? Për fat të mirë i njohim, i kemi parë në punë, të gjithë janë provuar, e kanë pasur mundësinë ti bëjnë punët që kanë premtuar e fatkeqësisht janë të pakualifikuar. Edhe një punë që kishin, ti shërbenin shqiptarëve në parlament duke bërë opozitën, e braktisën, janë rrugëve, bërtasin, shfaqen në ekrane si të dehur që kanë dalë të dera e klubit e nxjerrin gjithcka pa mundur të kontrollojnë zorrët e barkut. Imagjinoni ca ndodh nëse u mbetet atyre në dorë puna për rindërtimin”.



8 Comments

  1. Monolog mashtrues I traces hipokrite te trasheguar, qe akoma po sheh enderra me llustra inatcore, perfundimi……Hipokrit.

  2. Kush te voton ty,o bir bushtre ?
    Monster,nuk ke shanc te jesh me,je nje qenije e neveritshme qe me vjen ndot te shoh dhe tv !
    Fatkeqesi e madhe qe nje komb nxjerr nga vetja nje ndyresire si ti !
    Qelbesh pisllik pafund…,more ne qafe mijra e mijra Shqiptare,e degjenerove kete vend e shperfytyrove keto njerez qytetare e banore te ketij vendi!
    Mallkuar qofsh ti monster dhe gjithe krijesa jote e ndyre !

  3. 1000 vende te pune si ato 300,000 vendet qe hape pasi erdhe ne pushtet. Normal, duhet te te besojme se i ke “dhene provat”.

    Sa per kuriozitet, aeroporti i i trete me i madh ne Kanada me 237,000 fluturime ne vit a ka fuqine punetore 600 vete. Tani bejeni hesap vete dhe shikoni ca Nastradini eshte Drakula Rama.

    O Ramazon, nuk behet aeroporti si Ujsjellsi i Tiranes ku marin rroge gjithe socialistat dhe “artistat gazetaret e propagandes”.

    Sa per mbyllje:
    1. Ky aeroport ska per te filluar se funksionuari te pakten dhe per nja 5 vjet.
    2. Aeroporti ka qene i bere nga Arab Emirates qe ne 2004 gati per tu vene ne funksion. (Ky me kamerat e ERTV e nxjerr sikur e beri ky; kulmi kur thote po ndertojme aeroportin e Kukesit).

  4. Habitem,pse nuk e besoni??? Vetem 1000 vende pune,ju i veni ne diskutim,kur disa vjet te shkuara,i besuat per 300.000 vende,qe kurre nuk u hapen?????? Dini vetem te (sic e thote edhe vete Rama) te grini sallate,,e perseri per ate votoni,me hile-pa hile,me pare-pa pare,per ate votoni,me premtime,apo mashtrime,me presione e paralajmerime se do ju heqin nga puna,perseri,per ate votoni.Dhe tani nuk e besoni qe thote (sic gjithmone ka thene,e vetem thene),se do hapi 1000 vende pune,per ato 2-3 mije pleq e plaka,qe kane mbet ne Kukes.Kukes,mos kij,nostalgji,se ke djemte,ne Angli,e ne Kukes,do vijne “friiii.Ah,more Fan Nol,te ishe gjalle,do e kishe qare ,rishkrimin e vargjeve tuaja.

  5. Sa here ka fushate inaguron aeroportin e Kukesit qe nuk besoj se do ule nje avion ne jave, per te mos fol pastaj per efektivitetin dhe kostot e mirembajtjes. Po keshtu eshte kur ve ministre transporti nje bukfike mbesen e nje ish Ministri te diktatures

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *