• |
ide | kryesore

Mbyllja e universiteteve/ A do ngrihen sot studentët në protestë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Studentët nuk lejojnë njëri-tjetrin të qëllojnë me vezë Lindita Nikollën, është protestë paqësore



Studentët do të fillojnë sot mësimin online.

Fakultetet nisin zbatimin e këtij urdhri, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, më qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Të rinjtë kanë paralajmëruar protestë në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve dhe mësimit online. Këtë të fundit, e përshkruajnë si metodë aspak efektive për përftim njohurish.

Vendimi duket se ka irrituar më tepër studentët e rretheve, të cilin ishin akomoduar në konvikte dhe kishin marrë banesa me qira.
Në kuadër të urdhrit, për pasojë janë mbyllur edhe konviktet. Të rinjtë e konsiderojnë mbylljen e tyre një vendim jo të drejtë, për kohën kur u mor, pak ditë para nisjes së shkollës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *