• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë: Jo 5 vite punë me detyrim për mjekët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesën kryesore të ligjit të qeverisë shqiptare, e cila i detyronte studentët e mjekësisë që të punonin për një afat deri në 5 vite në Shqipëri dhe të mos largoheshin në emigrim.

Në argumentin e saj, Gjykata ka shfuqizuar të gjitha nenet që kufizonin studentët e mjekësisë që pas diplomimit të largoheshin jashtë vendit, pra që diploma t’u mbahej ‘peng’ deri në një afat 5 vjeçar.

Gjykata thekson se: “Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit”.

Ndërkohë më tej ngarkohet Kuvendi i Shqipërisë që brenda 3 muajve të plotësojë këtë boshllëk ligjor të krijuar.

“Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “3 (tre) vjet në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “3-vjeçar” në nenin
  3. pika 3, shkronja “b”, “2 (dy) vjet në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “2-vjeçar” në nenin

4, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 60/2023. 3. Konstatimin e ometimit ligjor në nenin 6 të ligjit nr. 60/2023 lidhur me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.

 Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

  1. Heqjen e masës së pezullimin të ligjit

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02. 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në vendimin e GJK.

Ajo i ka kërkuar Kuvendit që të ndryshojë këtë ligj, duke ulur afatet dhe se ndryshimet duhet të miratohen brenda 3 muajve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *