• |
ide | kryesore

Shqipëria portë për emigrantët, 11 mijë klandestinë të ndaluar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria duket se është kthyer në portën kryesore hyrëse të emigrantëve të parregullt nga Lindja e Mesme që synojnë të kalojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në 10 muajt e parë të këtij viti janë kapur më shumë se 11 mijë emigrantë të parregullt, duke shënuar me mbi 2 mijë raste krahasuar me 10 muajt e 2019-ës, ku u kapën 8640 klandestinë.

Më shumë se 2 mijë prej emigrantëve të parregullt kanë kërkuar statusin e azilantit ndërsa pjesa tjetër janë larguar nga kampet e pritjes për tu larguar drejt vendeve të BE-së.

Krahas rritjes së prezencës të emigrantëve të parregullt, sipas autoriteteve vijon të jetë problematike trafikimi i tyre nga shtetas shqiptarë dhe jo vetëm.

Vetëm gjatë këtij viti janë arrestuar 174 persona të cilët janë konstatuar duke transportuar me mjetet e tyre shtetasit e huaj. Policia ka arrestuar edhe 5 shtetas sirianë e marokenë të cilët bashkëpunonin me shqiptarët për të transportuar bashkëkombasit e tyre.

Forcat e rendit kanë proceduar 6 persona si ndihmës ndërsa kanë shpallur në kërkim 16 të tjerë, të cilët luanin rolin e bashkëpunëtorëve.

Rruga e re
Së fundmi Interpoli ka konstatuar një tjetër rrugë e trafikimit të tyre nëpërmjet detit Adriatik. Shumë raste janë konstatuar nga policia të kalimit të klandestinëve me anije të vogla nga deti Adriatik drejt Italisë.

Ndonëse raste të tilla nuk konfirmohen zyrtarisht nga policia shqiptare, klandestinët vijojnë të synojnë doganën e Morinës në Kukës dhe të Hanit të Hotit në Shkodër./ Ora News



4 Comments

  1. Shqiperia do mbushet plot dhe skane per te kaluar ne vendet europiane. Kot nuk i vune vetem shqiperise vize elektronike. Po frontex perse u lejua ne shqiperi dini gje? Plani i mafies sorosiane po realizohet me perpikmeri ne shqiperi, ndersa ne perendim deshtoi.

  2. shumica e emigranteve qe hyjne ne shqiperi nuk jane nga lidja e mesme dhe skane lidhje me luften. Po hyjne ne mase lryesisht meshkuj nga afrika, me sakte nga tunizia e maroku si emigrant ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *