Nis seanca në Kolegjin e Posacëm të Apelimit për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, kundër vendimit të KPK-së të datës 23 korrik të 2019, ku u vendos që për 15 vite ajo të mos ushtronte asnjë funksion në drejtësi.
Fullani e ankimoi pjesërisht vendimin që e përjashton për 15 vite, por jo mbarimin e mandatit të saj si magjistrate.
Trupa gjykuese e KPA është tërhequr në dhomën e këshillimit për disa minuta që të marrë një vendim në lidhje me prokurën e përfaqësimit që Arjana Fullani i ka lëshuar avokates së saj.