• |
ide | kryesore

Biden po i afrohet fitores/ Stafi i Trump: Nuk ka shanse që “të hedhim peshqirin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Trump nuk ka asnjë plan të të pranojë se ka humbur. Një zyrtar i lartë i fushatës së Trump i tha CBS se Presidenti amerikan në detyrë nuk po planifikon “të hedhë peshqirin” (shënjë e dorëzimit në ndeshjet e boksit) thjesht sepse Joe Biden po deklaron fitoren.

“Në një zgjedhje të lira dhe të ndershme, presidenti do të fitojë,” – citohet të jetë thënë zyrtari i lartë i Trump. Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë vijon të mos ndalë as paditë në gjykata ku po përpiqet të ndalë numërimin e votave me postë të dorëzuara pas ditës së votimit.

Tashmë, Trump ka ngritur një proces tjetër gjyqësor në Pensilvani duke pretenduar se përfaqësuesve republikanë nuk u lejohet qasja në numërimin e votave atje. Gazetarja e Buzzfeed, Zoe Tillman ka postuar në Twitter ankesën e plotë. Trump pretendon se është ai që po fiton dhe akuzoi demokratët se po përpiqen të “vjedhin zgjedhjet”.

Joe Biden aktualisht është duke udhëhequr në Nevada dhe Arizona dhe ndërsa vazhdon numërimi në Georgia dhe Pensilvani, ku orët e fundit hendeku po ngushtohet dhe Biden po i afrohet Trump në disa mijëra vota. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O lapsi as nuk mundoheni t’a fshihni disi tendencën tuaj të hapur për një fitore të Biden. Mos harroni se këto janë zgjedhje te vjedhura dhe me prova.

    Dhe Bideni është nje turp për Amerikën, nje komb qe ka plot njerëz shumë më të aftë dhe patriotë.

  2. O i MIRI I nenes.
    Po ti ca po perpiqesh te fshehesh?
    Je qorr apo shurdh.
    Te gjith ata si puna jote po mundohen te gjejn se si u vodhen zgjedhjet.
    Po..
    Pssss
    Ca te..
    Ku…
    KU I KE PROVAT MOR PALLOSH??
    APO THUAJ DICKA SA MOS TE RRISH SI MUT…

    1. Provat ?! Ta them une, ato i ke tek ajo e satëme !! … Tani shko futi nje gjume se vajti vone, nuk je per kete pune ti!

  3. Me fal o Miri. Se te ngacmova ne orar te keq. Nuk duhet ta beja kete gje kur ti je ne efektin e ilaceve.
    1000 here me fal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *