• |
ide | kryesore

Gratë naftëtare: Nuk kemi për borxh të dëgjojmë telefonata kërcënuese

Lajme, Të fundit



Gratë naftëtare të rafinerisë së Ballshit thonë se gjendja e tyre shëndetësore, por edhe psikologjike po rëndohet, ndërsa sot është dita e 22 e grevës.

Qëndresa e tyre vijon, për të mos lëshuar asnjë nga kërkesat e tyre, deri në plotësimin e kushteve që kanë.

“Situata janë është e rëndë dhe e vështirë nga ana psikologjike. Po vuajmë për bukën e gojës. Ne duam vetëm bukën e gojës të premtuar nga kryeministri Rama. Faleminderit presidentit qe reagoi sepse kjo jona është greve ekonomike jo politike. Nuk dorëzohemi dhe nuk dalim nga ambientet e qendrës shëndetësorë derisa te marrim lekët”, shprehen gratë greviste.

Naftëtarët thanë se kanë marrë edhe mesazhe dhe telefonata kërcënuese me kërkesë për të ndërprerë grevën e urisë.

“Apeli vazhdon ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Kemi pasur mesazhe dhe thirrje me privat dhe këto janë partiake. Nuk kemi për borxhe të dëgjojmë ato telefonata kërcënuese për të lënë grevën. Jemi te ngujuara ekonomikisht. Shpresa eshte që Rama te vije ketu e te dialogojme, “Ja sheshi, ja mejdani “. Ne brenda ne greve ai jashtë në shesh. Ne duhet te jemi pranë familjeve tona jo ketu, ndaj duam nje zgjidhje sa me pare. Deputeti i zonës mos te vij vetëm në Ballsh sa të hajë dreke. Të zbres deri tek gratë e të shikoj çfarë behët. Nga greva nuk dalim”, pohuan grevistet.



2 Comments

  1. Keq na vje por vet e hypet ne kale kete gomarin plak te Surrelit me genjeshtra qe s kan fund prandaj mbajeni siq keni mbajtur ate idjotin e Gjirokastres dhe rrini urte sepse fundin ju tregon Gramoz djali juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *