• |
ide | kryesore

PD i kujton Ramës përgjimet e Avdylajve: Sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Rama me një video. Përmes Facebook, Bardhi thotë se Rama u sorollat edhe sot nëpër sheshet e plehrave, duke përsëritur të njëjtat batuta dhe premtime të lodhura e shëmtuara, siç tha ai.

Reagimi i plote

Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.

U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *