• |
ide | kryesore

Video/ Poker i Chelsea vë nën presion Liverpool: Lampard i treti në Premier

-Instant, Sport, Video



Fiton përsëri Chelsea, që vjen nga disavantazhi për të shkatërruar 4-1 Sheffield United me golat e Abraham, Chilwell, Thiago Silva e Werner. Humbja e tretë radhazi në kampionat për Everton, që në javën e tetë të Premier League dështon 3-1 në shtëpi kundër Manchester United. Bernard kaloi në avantazh Toffees, por Red Devils përmbysën gjithcka me dygolëshin e Bruno Fernandes e golin e parë anglez të Cavani. Në ndeshjen tjetër Crystal Palace mposhti 4-1 Leeds të Marcelo Bielsa.

Vazhdon seria e rezultateve pozitive për Chelsea e Frank Lampard, që mposhti 4-1 Sheffield United. Në Stamford Bridge, rasti i parë për Blues erdhi pas 4 minutash: Chillëell mori një krosim të devijuar me takë nga Abraham e konkludoi me të majtën, por Ramsdale u tregua i aftë të largonte me këmbë. Në të 9′, befasisht, miqtë kaluan në avantazh: krosimi i Baldock e goditje e Berge korigjohet në portë nga goditja me takë e McGoldrick, që firmosi 1-0 për të besuarit e Wilder, duke ndërprerë kështu serinë prej 5 ndeshjesh pa pësuar për londinezët.

Kaluan vetëm 15 minuta entuziazëm, sepse Chelsea barazoi me Abraham, që u shërbye nga Kovacic e mposhti Ramsdale me një të djathtë efikase. Pas traversës së goditur nga Werner në të 31′, skuadra e Lampard kompletoi përmbysjen në të 34′ me golin e Chilëell, që mbërriti i pari në krosimin e Ziyech.

Në pjesën e dytë, Kovacic shkoi pranë 3-1 në të 65′ me një të djathtë që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund, në harkun e tre minutave, Chelsea mbyll gjithcka: në të 77′, Thiago Silva gjeti golin e parë me fanellën e Blues, me një goditje me kokë në zhvillimet e një goditje dënimi të ekzekutuar nga Ziyech, ndërsa në të 80′ erdhi edhe 4-1 i Werner, që shfrytëzoi një përplasje favorizuese në mesfushë e, i vetëm me Ramsdale, nuk gaboi. Përfundoi me triumfin e Chelsea që, në pritje të ndeshjeve të tjera në fundjavë, është i treti -1 nga dyshja e kreut formuar nga Southampton e Liverpool.


ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Everton 1 – 3 Manchester United
Crystal Palace 4 – 1 Leeds United
Chelsea 4 – 1 Sheffield United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *