• |
ide | kryesore

Basha replikon sërish ndaj Ramës: Po bën zëdhënësin e Beogradit, je përgjegjës për jetët e humbura

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas pyetjes publike që kryeministri Edi Rama i bëri në lidhje me dosjen e Dick Marty për ‘Shtëpinë e Verdhë’.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i demokratëve tha se Rama po bën zëdhënësin e Beogradit.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë.”, shkruan Basha.



4 Comments

  1. Ore jam i vetmi ne Shqiperi qe habitem si ja hedh ku qoftja gjerave apo ka dicka qe spo e kuptoj???????Lum akuzash per shperdorim punesh publike nuk u sqarua, fonde ruse te perdorura pa u sqaruar, akuza per vrasje dhe pengim te drejtesise dhe prape u harrua, nuk po them te pavertetat, apo gafat qe thote se ato i ka cdo politikan ne Shqiperi.

  2. Me te vertete pergjigju pyetjes se keshtu dukesh sikur ke qene pjesemarres ne pergatitjen e aktakuzes ndaj LCK. Lere covid-19 se derisa te vish ne pushtet nuk ben do gje. Ah se harrova mund te bindesh Monika K te mbaj maske.

  3. Nuk e mora vesh kete punen e te qenit ‘ zedhenes i Beogradit’ ! ..
    o Lulush.. Ai po thote qe dosjen e shtepise se Verdhe e ke bere ti me mjekun Peruvjan..
    Si na doli Beogradi ketu ?
    Ai po thote qe ti i ke kopsitur letrat per politikanet e Kosoves qe po merren te pandehur tani.
    Cfare lidhje ka Beogradi ketu ?

  4. O –ZARBE-qe na ve ne vend te pseudonimit apo -linkut-fjali ”moderne”te marrim te mirqene sikur Basha te kete firmosur raportin e Dick Martyse-,si eshte me mire qe keta politikane te hetoen qe jane te fajshem apo te pa fajshem per krimet e luftes apo sic punoi ai bastardi -edvin-psiko-skizofreni-per ndarjen e Kosoves ne bashkepunim me Vucicet dhe Baton-Haxhiovicet-?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *