• |
ide | kryesore

Të gjitha replikat/ Rama dhe Basha përplasen keq për “Shtëpinë e verdhë” dhe pandeminë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të diel ka pasur një seri replikash mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Debatin në Twitter e filloi kreu i qeverisë duke provokuar përplasjen me akuza se Basha është i përfshirë në hartimin e dosjes kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.

Sipas Ramës, Basha ka qenë i përfshirë në atë që quhet “Dosja e Shtëpisë së verdhë” ku sipas raportit të Dick Marty aty kryheshin transplanto organesh nga UÇK. Në krahun tjetër Basha thotë se kështu Rama është bërë zëdhënës i Beogradit dhe me këto akuza po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga dështimi me situatën e pandemisë.

REPLIKAT

Rama: Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?

Basha: Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

Rama: Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

Basha: Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Rama: Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!

Basha: Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!

Rama: Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!

Basha: Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama. Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!

Rama: Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakës së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve të marrë në pyetje!

Basha: Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve: Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore?

*Shënim: Ky shkrim vijon sepse me siguri do të ketë deklarata të tjera. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Luli e thjeshte fare jepi pergjigje per pyetjen qe te ben Edi Rama mos ju shmange
    A eshte e vertete qe perdorje maske kur mernit njerezit ne pyetje, Kaq

  2. Ne raportin nderkombetar te infektuarve dhe vdekjeve nga kovit Shqiperia edhe pse eshte e varfer qendron ne ne mesin e statisikave, keshtu qe qeveria dhe Rama nuk ka as pse te mburret dhe as te ndihet e turperuar.
    Tani ti Lule perse nuk i pergjigjesh pyetjes qe te ben Rama!?
    Normale qe ti duhet te ruash dinjitetin tend por akuza eshte aq e rende sa duke anashkaluar apo duke u kunderpergjigjur me retorike monotone dhe bajate nuk ben gje tjeter vecse perforcon bindjen ne opinion se ti ke kryer aktet per te cilat akuzohesh.

  3. O Lul ,o te qr,po e pate bere dhe kete, ti do djegur I gjalle me benzene.Ose mohoje,ose pohoje,se Rama shkerdhata kot nuk Insiston ne kete,dicka e di ai,ose ka ndonje document ne dore ne lidhje me kete.Mos i bej Bisht pyetjes, se kjo nuk eshte per tu anashkaluar ,o ke qene o ske qene.Po pate qene,haram te qofte qumshti I nenes,e te na zhdukesh nga shqiperia o felliqesire,na qelbe fare po qe kjo e vertete

  4. Tashmë që është vënë nën shënjestrën e Ramës që po i përmend të gjitha bëmat në Kosovë dhe kundër saj, ka ardhur koha që Basha të flasë për zhdukjen e filmimeve të Krushës në Kosovë kur serbët ekzekutuan 240 njerëz të pafajshëm. Të mohojë akuzat të paktën.

    Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004, kur hyri në politikë:

    -Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)

    -Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro

    -Apartament në Durrës, 33 mijë euro

    -Apartament në Tiranë, 17.500 lekë

    -Apartament në Tiranë, 62 mijë USD/52 mijë euro

    -Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë

    -Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro

    -Pikturë , 6500 euro

    -Orë dore, 5200 euro

    -Ore dore, 4500 euro

    -Unazë diamanti, 11.500 euro

    -Servis porcelani, 6800 euro

    -Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro

    -Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro

    -Depozitë bankare, 81 mijë euro

    Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD

  5. O Basha o tradhetar pse nuk i pergjigjesh pyetjes por e anashkalon me kundrapyetje idiote?!nuk ka pike dyshimi qe ti dhe Berisha jeni agjente Serbe o plehra…

  6. Kamarieri Rinasit nuk jep pergjigje te drejte per drejte se eshte kurve burre.

    Mbaron shkollen per anglisht dhe pretendon se eshte i persekutuar.
    Punon si kamarier ne Rinas dhe pretendon te jete antikomunist.
    Studion ne Hollande me paret e Sorros dhe pretendon te jete antisorroist.
    Harton dosjen e shtepise se verdhe dhe pretendon se eshte nga Gjakova.
    Shet detin dhe pretendon se eshte patriot.
    Gruan dhe vajzen (qe skane as pashaporte shqiptare jo) i mban ne Hollande dhe na can derasa per arsim e shendetesi falas.
    Perfiton vila e makine nga oligarket dhe pretendon qe do luftoje oligarket.

    Sali sekretari e ka vu aty per nje qellim. Mjere PDja thuaj.

  7. Pikërisht për këtë qëllim , që mediat të meren me akuzat për shtëpinë e verdhë e të harojnë skandalet e kësaj qeverie, i ka risjellë Rama këto akuza të vjetra të dala nga laboratori i Vuçiçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *