• |
ide | kryesore

Miratohen testet e shpejta për identifikimin e COVID-19

Lajme, Të fundit



Miratohet sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve futja e testeve të shpejta në vendin tonë.

Këto teste do të mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore apo spitaleve rajonale.

Lajmin e dha Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino:

“Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta. Futja e tyre ul kohen e pritjes së qytetarëve se maskimumi i kryerjes së tyre shkon deri në 40 minuta.

Do kryhet pranë qendrave shëndetësore, spitalet rajonale, janë 100% specifike, se tregon nëse del pozitiv është pozitiv.

Por ka dhe ndjeshmëri më të ulët, ku mund të kemi false negativ.

Nëse kemi test negativ por kemi shenja klinike, duhet të konfirmohet përmes PCR.

Ose nëse është asimptomaitik por ka kontakte me persona pozitive, duhet konfirmuar sërish me PCR”, tha Silva Bino.



1 Comment

  1. THJESHT PER TE BERE TENDERA DHE PER TE FITUAR PARA . KETA EDHE ME VGEKJEN MENDOJNE SI TE PASUROHEN . TE PASKRUPULLT . JENI ORIGJINAL NE LLOJIN TUAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *