• |
ide | kryesore

Covid, dëmtimet e mbingarkesa: Conte në ankth për Lukakun e Lautaron

-Instant, Sport



16 lojtarë të grumbulluar me kombëtaret respektive. 16 lojtarë nëpër botë e të impenjuar, pak a shumë, në një tur të vogël force që pashmangshmërisht – e për arsye të ndryshme – shqetëson Inter e Antonio Conten. Nga njëra anë rreziku Covid, nga tjetra frika për gjendjen fizike jo optimale për disa e në përgjithësi ndjesia që një mbingarkesë përdorimi e lojtarëve të shtrydhur që nga fillimi i sezonit shumë intensiv mund të përfaqësojë një problem të madh. Tekniku zikaltër ka rekomanduar të tijtë të kenë kujdes maksimal: në vecanti monitorohet gjendja e Lautaros e Lukakut, në vigjilje të një rifillimi që mes kampionatit e Champions do të jetë për Inter shumë vendimtare.

Nga Argjentina, në lidhje me këtë, mbërrijnë lajme që e japin Lautaro Martinez drejt tërheqjes nga ndeshja kundër Paraguay në raundin e tretë të grupit të Amerikës së jugut për kualifikueset në Katar 2022. Sipas asaj që bën të ditur emitenti TyC Sports, sulmuesi zikaltër po stërvitet mënjanë për shkak të shqetësimit muskular të pësuar gjatë nxemjes para ndeshjes kundër Atalantës. Tekniku Scaloni po mendon ta mbajë Toro jashtë ndeshjes së të premtes për ta patur në dispozicion në sfidën e të mërkurës kundër Perùsë.

Për sa i përket Lukakut, që vjen nga një problem muskular që e bëri të humbasë ndeshjet me Parmën e Real Madrid, për tu kthyer për pak minuta kundër Atalantës, dihet që tekniku i Belgjikës Roberto Martinez do ta përdorë me kujdes. Shqetësimi lidhet edhe me situatën sanitare në grupin e kombëtares belge, duke qenë se portieri Thomas Kaminski është larguar nga grumbullimi përpara miqësores me Zvicrën pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *