• |
ide | kryesore

Hakmarrje për 0-3 të dy viteve më parë, apo vëllazërore? Kosova pa trajner nga Covid, Shqipëria eksperimentuese

-Instant, F1, Sport



Pas dy barazimeve të tetorit në Nations League, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sërisht në fushë sot për të parën nga tre sfidat e nëntorit, por me një ndryshim: nuk ka përballje me Gjibraltarin, që u anullua për shkak të situatës pandemike javë më parë, por ka një tjetër miqësore ajo kundër Kosovës. Kuqezinjtë do të luajnë kundër vëllait të vogël, që gati dy vjet më parë i dha një leksion të fortë progresi e përqednrimi, duke e shkatërruar 0-3 në takimin e luajtur në Zvicër.

Tani skuadra e Edi Rejas me shumë ndryshime nga ajo kohë do të ketë mundësinë për tu hakmarrë për atë disfatë të rëndë, që krijoi shumë debate në ambjentin spotiv në vend. Reja ka bërë të qartë se do të eksperimentojë, Challandes nga ana tjetër se do ti japë mundësinë lojtarëve që kanë luajtur më pak, por në fund rezultati, sidos të luhet, për hakmarrje apo për eksperiment, do të ketë rëndësi. Sidomos po të kesh parasysh se pas takimit me Kosovën përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

ARBITRI – Një arbitër turk do të vendosë drejtësi në një sfidë shqiptarësh. Hysein Goçek do të jetë gjyqtari që do të arbitrojë Shqipëri-Kosovë. 43-vjeçari ka përvojë në kompeticionet e futbollit Europian, sidomos në Ligën e Europës ku ka arbitruar 40 ndeshje (29 fazë finale, 11 kualifikuese). Gjithashtu, ai ka gjykuar 11 miqësore ndërkombëtare dhe 5 ndeshje kualifikuese në Kupën e Botës.

COVID – Kosova është befasuar pikërisht përpara ndeshjes miqësore, me një lajm që do ti kushtojë më tepër për dy ndeshjet e mbetura të Ligës së Kombeve. Trajneri Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Tekniku zviceran dhe njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv në testin e fundit të kryer në skuadrën e Kosovës.
shaland Lajmi u konfirmua nga Federata e Futbollit të Kosovës në faqen zyrtare. Ky informacion vjen disa orë para miqësores që “Dardanët” do të zhvillojnë me Shqipërinë.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës

11 nëntor, 2020 – Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

MIQËSORET E DITËS SË SOTME
15:45 Greece ? – ? Cyprus
16:00 Albania ? – ? Kosovo
18:00 Lithuania ? – ? Faroe Islands
18:00 Malta ? – ? Liechtenstein
18:00 Montenegro ? – ? Kazakhstan
18:00 Romania ? – ? Belarus
18:00 San Marino ? – ? Latvia
18:30 Bulgaria ? – ? Gibraltar
18:45 Turkey ? – ? Croatia
19:30 Denmark ? – ? Sweden
20:30 Luxembourg ? – ? Austria
20:45 Belgium ? – ? Switzerland
20:45 Germany ? – ? Czech Republic
20:45 Italy ? – ? Estonia
20:45 Netherlands ? – ? Spain
20:45 Poland ? – ? Ukraine
20:45 Portugal ? – ? Andorra
20:45 Slovenia ? – ? Azerbaijan
21:10 France ? – ? Finland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *