• |
ide | kryesore

Nuk kanë marrë pagën/ Në grevë minatorët e Trepçes

-Instant, Lajme, Të fundit



Minatorët e “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën për shkak se nuk kanë marrë pagën e muajit tetor. Disa prej tyre po qëndrojnë në hapësirat e restorantit, ndërsa te tjerët në oborrin e kësaj ndërmarrjeje. Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj miniere, konfirmoi për KosovaPress se minatorët janë në grevë, duke bërë të ditur se arsyeja e vetme për ndërprerjen e punës janë pagat. Sipas tij, që nga dita e djeshme ndërrimi i dytë dhe i tretë nuk kanë punuar dhe atyre u është bashkuar edhe ndërrimi i parë, ndërsa tha se kjo gjendje do të vazhdojë derisa të mos zgjidhet ky problem.

“E vetmja arsye pse jemi në grevë janë pagat e muajit tetor. Kemi biseduar me menaxherin i cili na ka thënë se për momentin nuk ka mjete. Nuk dimë kur do t’i marrim pagat, por deri atëherë ne nuk do të punojmë”, tha Osmani./ KosovaPress



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *