• |
ide | kryesore

“Spitalet në kolaps?”/ Rama: Strategji vulgare për të ardhur në pushtet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si strategji politike për të ardhur në pushtet akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe opozitës për situatën e pandemisë në vend. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se është e pajustifikueshme që tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps. Kryeministri i quajti si të pavërteta edhe akuzat se pacientët po qëndrojnë në ambulanca.

“Është e pajustifikueshme që sot tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka nuk është e vërtetë. Që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishe siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Por nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet nëpër autoambulanca, falë edhe ndihëm edhe të ndonjë medie që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë. Që qeveria po vjedh prandaj numri i vdekjeve po rritet. Çka është absurde sepse për fat të ketë, por edhe për fat ë mirë, fakti është që numrat po rriten eksponincialisht kudo. Është një absurd që fatkeqësisht nuk vjen nga padituria. Shumë e dukshme, shumë vulgare shumë e dënueshme si strategji politike për një pushtet. Për një pushtet që nuk kanë shancin ta marrin sepse e shpërdoruan në këtë farë feje. Që lavdi zotit ky virus nuk ra kur ishin ata. Nuk e gjeti me shëndetësinë që na lanë ata. Si mund të gënjehet në këtë farë feje? Si mund të organizohet çdo ditë një sulm i tillë pa pushim? Si mundet që të hidhet eza qe njerëzit vetëvriten nga kushtet në spitale”, tha Rama.



2 Comments

  1. Mohimi i realitetit eshte strategji vulgare per mbajtjen e pushtetit. Ky mendon se njerezit ngrihen nga gjumi ne mengjes dhe gjeja e pare qe bejne, eshte se kenaqen duke pare ERTV. Nuk te besohet se eshte kaq budalla sa te mendoje se njerezit nuk besojne ate qe shohin, por besojne ate qe thote ky dhe per me teper kur i ka genjyer me mijra here keto 8 vite. Megjithate edhe cmenduria mund te kthehet ne budallallek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *