• |
ide | kryesore

Walker për akuzat ndaj UÇK: Kosova dhe Serbia nuk po trajtohen njësoj, ndaj Vuçiç asnjë akuzë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker tha në një intervistë se ish-drejtuesit e UÇK po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit.

Diplomati, i cili ka marrë shpesh rolin e propaganduesit të UÇK-së, shprehet se ndësa krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë, ndaj Aleksandër Vuçiçit, zëdhënësit të Millosheviçit, nuk është ngritur asnjë process apo akuzë.

“Nuk shoh ndonjë lidhje me atë që ndodhi në Reçak që ishte një masakër që u shkaktua nga një ushtri shtetërore dhe nga forcat e sigurisë, një masakër brutale ku u ekzekutuan 45 burra të paarmatosur. Kjo është shumë ndryshe nga akuzat që janë sjellë në Hagë nga prokuroria speciale.” – u shpreh Walker në intervistën për Euronews Albania.

Sipas diplomatit, përdorimi i termit terrorist për të përshkruar UÇK-në është i çuditshëm dhe i pavend. Me këtë term, sipas Walkerit, duhet përshkruar ushtria dhe paramilitarët serbë si Arkani.

“Nuk e kam parë vecanerisht këtë specifikim, UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK Ishte nje grup të rinjsh kryesisht, të cilet nuk e duruan me shtypjen dhe krimet të luftes qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata moren armet të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta. Mendoj se është nje përdorim I cuditshem I fjales terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalen terrorist do ta përdorja për ushtrine serbe, policine, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive qe kryen akte vertet të tmerrshme ne Kosove.” – u shpreh diplomati.

Walker u pyet nga gazetarja Bruna Çifligu edhe për qëllimin e këtij gjykimi 21 vite pas mbylljes së luftës në Kosovë, ku UÇK me liderët e saj bashkëpunonin me përëndimin, NATO-n.

“Nga sa une kuptoj, megjthëse nuk e kuptoj plotësisht, qëllimi është për të parë aktet e luftetarëve të UÇK pas luftës, pasi serbët u larguan, pasi fushata bombarduese e NATO-s rezultoi e sukseshsme, pasi Kosova u çlirua. Zyrat e prokurisë speciale pretendojnë se krimet e luftës, mizoritë u kryen nga UÇK. Dhe tani ata po përpiqen të hetojnë disa njerëz të cilet i kanë identifikuar si fajtorë… po flasim për 5 luftëtarë që kanë shkuar në Hagë, përfshirë presidentin Thaçi, ish kryetarin e parlamentit, kadri veseli, nje i tretë por dhe 2 të tjere, pra jane 5 ne total. Nje prej tyre ishte komandant ne terren, jakup krasnqi, të cilin njoh e kam takuar disa here gjate luftes. Ai nuk ka qene luftetar ne gjykimin tim, ka qene zedhenes i UÇK dhe Thaci nuk ishte nje luftetar, ishte nje drejtues politik i organizates. Dhe të degjosh se për 7 ore pati bastisje ne shtepite e tyre, dhe me shume ne shtepine e Krasniqit.

E shoh të gjithe procesin të cuditshem. Sipas mendimit tim nuk ka patur përpjekje të ngjashme ndaj palet serbe. Se fundmi pati zgjedje ne serbi, dhe z. Vuçiç është akoma ne pushtet. Por z. Vuçiç ishte propagandues, ishte minister i informacionit të Millosheviçit, gjate përiudhes me të keqe të genocidit. Nuk kam degjuar qe askush ta akuzoje ate për asgje, ne asnje lloj process ligjor dhe e shoh situaten shume asimetrike. Dy palet po trajtohen ne menyra të ndryshme. Ironia është se pala fituese po paguan cmimin dhe pala humbese, Serbisë nuk po i kerkohet përgjegjesi krimet e tmerrshme qe ka kryer, për të cilat njerezit e misionit tim ishin deshmitar.” – u shpreh William Walker. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *