• |
ide | kryesore

“Ata që mohojnë Covid, janë si ata që e dinë Tokën të sheshtë“ batuta e Dybalas bën xhiron e botës

-Instant, Sport



Pasioni përtej futbollit. Nga shahu (“jam i durueshëm, studioj lëvizjet e kundërshtarit e i bëj keq kur mundem”), tek automobilat, “edhe pse nuk i ndryshoj shpesh si bënte im atë. Për cdo blerje të re mamaja ime nervozohej, por ai e fitonte me punë e me të drejtë, sipas meje, merrte ndonjë kënaqësi”. Ky është Dybala ‘në privat’, që rrëfen anët e tij më pak të njohura në një intervistë për Vanity Fair.

“Cmendurive? I kam shkuar afër. Jam shumë i kujdesshëm kur shpenzoj para, një rekomandim që ma përsërisin gjithnjë familjarët e mi”. Një tjetër passion janë fanellat e futbollit: “Kam me qindra. Ato që shkëmbejmë në fund të ndeshjes, plus ato që më dhurojnë ose që ia kërkojë shokëve të mi të kombëtares që luajnë jashtë. Pa llogaritur ato që blej në internet. Një uniformë e Del Pieros, në ankand më shpëtoi nga duart. E një e Maradonës veshur në një ndeshje kundër Brazilit dikush pranoi ta paguante më shumë se unë”.

Argjentinasi nuk ka frikë nga Koronavirus kur takohet me tifozët dhe e thotë me batutë, ashtu si i drejtohet atyre që mohojnë pandeminë: “Unë e kam patur, me shumë mundësi duhet të jenë ata që duhet të shqetësohen kur më takojnë mua – përgjigjet ai -. Ata që e mohojnë kanë të njëjtën vlerë intelektuale të atyre që e dinë Tokën të sheshtë. Mos më bëni të shtoj gjë tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *