• |
ide | kryesore

Drejtori i OBSH: Qëndrimi në ambiente të mbyllura në dimër është problematik

-Instant, Lajme, Planet



Drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, tha sot se Shqipëria duhet të bëjë kujdes në valën e dytë të pandemisë, pavarësisht se në fazën e parë “ia ka dalë më mirë se vendet e tjera”, u shpreh ai në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 “Tani situata është njësoj si në vendet e tjera, shikojmë rritje në rajon, për momentin situata nën kontroll por duhet trehuar kujdes se ka pasur vende që ia kanë hedhur në fazën e parë dhe goditen pak më keq në fazën e dytë. Kyçi është vigjilenca.

E dimë që shumë aktivitete që duhet të ndodhin në ambiente të mbyllura gjatë dimirit, duhet pasur kujdes se përzihet dhe me gripërat e tjerë, kemi raste të vdekjeve me pneumoni gjatë këtij sezoni.

Shkollat nuk kanë shkallë të lartë transmetimi.
Kemi parë rastin e Spanjës, vigjilenca është shumë e rëndësishme që të mbrohet stafi mjekësor.
Unë shoj dy probleme, një është lodhja nga pandemia dhe e dyta stafi mjekësor, ata po lodhen.
Ne kemi parë që kjo pandemi thjesht ka njohur rritje”.

Drejtori i OBSH foli dhe për rritjen e testimeve në Shqipëri, ku vuri theksin tek zbatimi i një pakete të gjerë masash, që nisin nga testimi, gjurmimi, karantinimi i të infektuarve dhe më pas kurimi.

“Më e rëndësishme më duhet të them që Shqipëria ka 5 herë rritje në testime, është element thelbësor në strategji por jo vetëm testimi, është një paketë masash, duhet testuar, pastaj gjurmimi, karantinimi i të prekurve dhe një paketë masash për gjithë popullsinë, si larja e duarve distanca fizike higjiena e kurimi.
Nuk kemi një kurë, por një zhvillim i madh ishte deksametazoni për pacientët rëndë, e shohim që vdekshmëria po ulet, trajtimi i personave në gjendje të rëndë ka pasur sukses.
Ndaj testimi nuk është thjesht një zgjidhje magjike, por duhen të gjithë hapa të tjera.
Shoh dhe në vendin tim Belgjikë se në një pikë të caktuar sistemi s’mund t’ja dalë se ka lodhje, duhet kryer një testim më i shpejtë ndaj me rëndësi që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejtë ndaj do mundohemi ti sjellim sa më shpejt testet e shpejta”.

I pyetur se kur do të vijnë këto teste të shpejta në vendin tonë, Kluge u shpreh: “Pas 8-10 javësh, po po përpiqemi ta përshpejtojmë procesin. Për tu treguar objektiv shkenca s’ka lëvizur kurrë më shpejt se sa në këtë rast. Që të gjithë po koordinohemi”.

Kluge duke folur për vaksinën, nëse Shqipëria do të përfitojë prej saj kur të miratohet, drejtori i OBSH theksoi se janë përcaktuar tre kategoritë që do të përfitojnë të parët kur ajo të jetë e sigurt për përdorim.

“Vaksina është ajo që ne e quajmë një e mirë globale, pavarëishst vendeve me të ardhura të larta apo të ulëta, OBSH ka punuar në atë që quhet një kornizë alokimi, kush do jenë të parët, 20% e popullsisë që ka prioritet do ndahet në tre nëngrupe, 3% do e marë direkt kur të aprovohet sic janë stafet mjekësorë, personat mbi 65 vjec, dhe përqindja tjetër ata që kanë sëmundje koronare apo të tjera që futen në grupin e rrezikut.
Dje në një takim me përfaqësuesit me BE kemi rënë dakort qe vendet e Ballkanit Perëndimor do përfitojnë nga kjo vaksinë, ndaj keni të drejtë, do jetë përsëri një test për solidaritetin global.

Jam i sigurt që KE ka mësuar nga vala e parë, e pamë që solidaritet nuk ishte në një shkallë të duhur sidomos me maskat por s’do e lejojmë veten që të kemi të njëjtin rast”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *