• |
ide | kryesore

Mbi 3000 raste të reja me Covid në Greqi, 336 pacientë në intubim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia regjistroi një rekord infeksionesh këtë të premte, me 3.038 raste të reja me koronavirus, edhe pse një numër pak më i ulët se një ditë më parë.

Ndërkohë 38 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid, duke e çuar në 997 numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Rekord i ri negativ në spitale, me 336 të intubuar nga 310 që ishte të enjten.

Nga 3038 raste të reja, 697 ishin të vendosura në rajonin e Atikës, 725 në rajonin e Selanikut, 197 në rajonin e Larisës, 148 në rajonin e Pellës dhe 103 në Magnezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *