• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Kukës, 15-vjeçarja denoncon abuzimin seksual

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 15-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një bashkëmoshataren e tij. E mitura, ka denoncuar 15-vjeçarin në Komisariatin e Policisë në Kukës, por mesa duket vëllai i saj nuk ka pritur që drejtësia të bëjë punën e saj. 28-vjeçari pasi mësuar nga e motra se i mituri kishte kryer marrëdhënie me dhunë me të motrën e tij, e kishte goditur me një shufër hekuri në kokë duke e lënë të plagosur rëndë. I mituri ndodhet në spitalin e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *