• |
ide | kryesore

Video/ Franca ndëshkon Ronaldon e shkon në gjysëmfinale të Nations League: rekord historik për San Marinon

-Instant, Sport, Video



Franca fiton ndeshjen e madhe të raundit të pestë të Nations League e kualifikohet me një ndeshje më herët në Final Four. Në stadiumin Da Luz, kampionët e botës në fuqi mposhtin 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos e sigurojnë vendin e parë. Vendimtar, për të marrë avantazhin në përplasjet direkte, goli i N’Golo Kanté, që në të 54′ shtyu në rrjetë një grushtim jo brilant të Rui Patricios në konkluzionin e Rabiot e shënoi me portën të boshatisur.

Fitoi edhe Suedia e Kulusevskit, që shënoi bashkë me Danielson në 2-1 ndaj Kroacisë. Nordikët barazojnë skuadrën e Dalic me 3 pikë, por pa rrezikuar dyshen kryesuese. Danielson në fakt realizoi dygolësh, sepse shënoi edhe në portën e tij, në golin e vetëm për kroatët.



Vazhon pathyeshmëria e Gjermania në Nations League që falë golave të Sanè e dygolëshit të Werner përmbysi Ukrainën (shënoi Yaremchuk) e i rrëmbeu vendin e parë në grupin 4 Spanjës, të bllokuar nga Zvicra. Iberikët gabuan dy penallti me Ramos e në fund barazuan në të 89’ me Morenon gol e avantazhit provizor të Freuler.




Një 0-0 në shtëpi kundër modestëve të Gjibraltarit a mund të jetë një rezultat historik në mënyrë pozitive? Nëse quhesh San Marino e historia futbollistike është e bërë më shumë humbje, mundesh. E kështu ndodhi. Kombëtarja e San Marinos, me 10 lojtarë nga minuta e 49′ për kartonin e kuq të Simoncini, mori barazimin e dytë radhazi në Nations League, pas atij në shtëpinë e Liechtenstein (gjithnjë 0-0). Dicka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e kombëtares së vogël të futbollit.

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
Portugal 0 – 1 France
Sweden 2 – 1 Croatia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
Germany 3 – 1 Ukraine
Switzerland 1 – 1 Spain
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
Azerbaijan 0 – 0 Montenegro
Cyprus 2 – 1 Luxembourg
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
Malta 3 – 1 Andorra
Latvia 1 – 1 Faroe Islands
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
San Marino 0 – 0 Gibraltar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *