• |
ide | kryesore

Situatë e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 24 viktima dhe 990 të prekur në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2655 teste, prej të cilave 990 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 24 persona kanë humbur jetën me sëmundjen infektuese dhe 382 pacientë janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup 378, Prilep 55, Gostivar 54, Veles 54, Shtip 51, Kumanovë 48, Manastir 44, Tetovë 39, Ohër 39, Strugë 27, Koçan 27, Kavadarc 24 etj.

Viktimat nga COVID-19 janë regjistruar në Shkup – 7, pasuar nga Strumica, Kërçova e Kavadarci me nga 3, Manastiri e Gostivari me nga 2, dhe nga një rast me përfundim fatal është konfirmuar në Prilep, Shtip, Tetovë, Berovë, Delçevo. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 47.050, numri i pacientëve të kuruar është 27.364, numri i të vdekurve është 1.305 dhe numri i rasteve aktive është 18.381.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *