• |
ide | kryesore

Merkel për COVID-19: Shifrat po stabilizohen, por shumë ngadalë

-Instant, Lajme, Planet



Numrat e Covid-19 po stabilizohen, por shumë ngadalë, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel, në mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU.

Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj personal për zhvillimet e pandemisë në Gjermani, në funksion të një takimi, po sot, me ministrat dhe presidentët e landeve, të mbledhur për të vlerësuar efektet e gjysmë-bllokimit të lëshuar më 2 nëntor në territorin federal.

Sipas ekspertëve politikë, kancelarja dëshiron të vendosë një ndalim më të rreptë të kontakteve, që shifrat të përmirësohen.

Gjermania vendosi që prej fillimit të nëntorit kufizime të reja që parashikojnë mbylljen për një muaj të një sërë biznesesh, në gastronomi, argëtim, sport dhe kulturë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *