• |
ide | kryesore

“Dua të qendroj këtu shumë vite”: Conte i jep besnikëri Inter, por të ardhmen e projekton diku tjetër

-Instant, Sport



Në një intervistë për britaniken ‘Telegraph’, Antonio Conte i zotohet për besnikëri Interit. “Kam këtë sezon e një vit tjetër kontratë me Inter e kam nisur një projekt këtu e, sinqerisht, dua të vazhdoj këtë projekt e të qendroj për shumë vite sépse po ndërtojmë bazat – shpjegoi tekniku nga Lecce – Lukaku është një lojtar i pabesueshëm e ka shumë hapësirë për tu përmirësuar, për tu bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

Sidoqoftë, Conte krijon pritshmëri të mëdha. “E di që pritshmëritë tek unë janë të mëdha e, për këtë, shumë herë kur nuk fitoj kritikohem shumë. Por, nga ana tjetër, të kesh këtë pritshmëri do të thotë se njerëzit më konsiderojnë të aftë në punën time. Është e rëndësishme të krijosh një bazë solide e të jesh i përgatitur, që të fitosh. Ndonjëherë vjen e arrin të bësh një punë të pabesueshme. Ndodhi me Juventus e ndodhi edhe me Chelsea. Por tek Inter erdha 10 vjet pas klubi kishte fituar dicka e kur nuk fiton prej 10 vjetësh, do të thotë që duhet të ndryshosh shumë, shumë gjëra e duhet të kesh kohë për ta bërë“.

Për sezonin e kaluar. “Ndershmërisht, sezonin e kaluar mendoj se kemi bërë dicka të pabesueshme. Sepse të përfundosh një pikë nga Juventus, të luash gjysëmfinalen e Kupës së Italisë e pastaj finalen e Europa League, mendoj se ishte një sezon i madh. Projekti ynë është vetëm në fillim e po krijojmë bazat, themelet, për ti dhënë këtij klubi mundësinë të qendrojë në nivelin më të lartë e të jetë kompetitiv për të provuar të fitojë dicka në cdo sezon“.

E ardhmja e Conte quhet Premier League. “Sigurisht, në të ardhmen time, dua të kthehem në Angli për ë bërë një tjetër eksperiencë, sepse më pëlqeu shumë qendrimi aty. Për mua, për familjen time, dua që një ditë të kthehem në Angli sepse kemi kaluar një eksperiencë të pabesueshme e duam të provojmë të bëjmë një tjetër në Angli“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *