• |
ide | kryesore

Leonardo DiCaprio sërish në mbështetje të Vjosës

-Instant, F1, Paparazzi



Në tetor të vitit që lamë pas, aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio befasoi ndjekësit e tij në rrjete sociale me një postim ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. DiCaprio shpalosi vlerat e veçanta që mbart ky lumë dhe tregoi se pavarësisht se mund të sjellin të mira ekonomike, ndërhyrjet në lumë do të jenë një mallkim për këtë bukuri të veçantë. Ai i doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit teksa shkruante në postimin e tij:

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre”

Ky veprim është përsëritur sërish nga aktori i famshëm disa orë më parë.

Në llogarinë e tij në Instagram, DiCaprio ka publikuar një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kanë shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa pa diga”.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit të Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosa e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Zemrës Blu të Ballkanit.”- janë fjalët e aktorit. Kundër ndërhyrjeve në këtë lumë kanë qenë shumë artistë të njohur megjithatë reagimi i Leonardo DiCaprio është për t’u vlerësuar duke qenë se fjalët e tij lexohen nga miliona ndjekës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *