• |
ide | kryesore

Nis me 45 minuta vonesë në Hagë seanca ndaj Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të UÇK

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka nisur para pak çastesh seanca në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ish-drejtuesit e UÇK të akuzuar për krime lufte.

Kjo seancë shërben për bashkërendim të komunikimit mes prokurorëve dhe të akuzuarve, për çështje të nxjerrjes së provave dhe mbajtjes së gjykimit para se rasti të kalojë te trupi gjykues.

Kjo është paraqitja e dytë e tyre para gjykatës, pasi ju është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i cilësojnë ata si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *