• |
ide | kryesore

Haga liron nga burgu Nasim Haradinajn, por me disa kushte

Arkiva, Lajme, Të fundit
Nasim



Dhomat e Specializuara në Hagë më 14 dhjetor kanë modifikuar dënimin ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj. Modifikimi i mundëson Haradinajt lirimin nga burgu, nën disa kushte, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në njoftim thuhet se Haradinaj është zotuar se “nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij”.

Këto janë kushtet për Haradinajn pas lirimit: 

-garancia se do të banojë tërë kohën në adresën e shtëpisë, shënuar në Parashtrimet e Haradinajt;

-të informojë Administratoren dhe stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja për ndërrimin e vendbanimit të përhershëm, në varësi të miratimit nga Kryetarja;

-të paraqitet çdo javë në stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja;

-Administratores t’i dorëzohet pasaporta ose dokumentet e udhëtimit të z. Haradinaj;

-të qëndrojë në Kosovë dhe të informojë Administratoren në rast se dëshiron të udhëtojë jashtë Kosovës dhe kërkesa për leje për udhëtim të miratohet nga Kryetarja;

– të mos kontaktojë, as të komunikojë me dëshmitarë ose viktima (të mundshme) para Dhomave të Specializuara dhe ZPS;

– të mos japë deklarata publike drejtpërdrejt ose tërthorazi (vetë ose përmes të tjerëve) lidhur me Dhomat e Specializuara dhe ZPS në;

– të kërkojë leje dhe miratim nga Administratorja për intervista ose çfarëdo kontakti tjetër me median, sikurse përcaktohet në Udhëzuesin e Punës për të Paraburgosurit (Komunikimet me Mediat);

– të përmbushë vendimet ose urdhrat e Dhomave të Specializuara;

-të mos bëjë komente negative, të dhunshme, frikësuese, kërcënuese ose shtrënguese ndaj ose rreth dëshmitarëve (të mundshëm) ose personave të tjerë që janë të rrezikuar për shkak të bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara, dhe ndaj ose rreth zyrtarëve të Dhomave të Specializuara ose të ZPS së.

Në maj të vitit 2022, Haradinaj, së bashku me kryetarin e atëhershëm të OVL-UÇK, Hysni Gucati, u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të drejtësisë.



2 Comments

  1. titulli i videos ne youtube per pronen e vjedhur tek piramida

    “MVRDV and Albanian government builds the new “innovation center” on privat land without permission.”

    njelloje me karten e Katovices, mund te jete fiktive por situata eshte njelloje e vertet

  2. Keto kushte “lirimi”,jane :Jo denom me burg ne Hage,por arrestin ne shtepi,ne Kosove,deri sa t’i mbushet mendja Hages………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *