• |
ide | kryesore

Pandemia/ Greqia drejt mbylljes totale të kufijve me fqinjët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia po shqyrton vendimin për të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. “Zougla.gr” shkruan se vendimi mund të merret për shkak të rritjes së madhe të rasteve të të infektuarve dhe viktimave në pjesën veriore të vendit.

Greqia vendosi një rekord të ri infektimesh me 3209 raste të reja këtë të mërkurë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis thirri një takim të jashtëzakonshëm sapo u kthye nga Abu Dhabi.

Pritet që sërish të enjten të ketë një takim tjetër. Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë tha se në vëmendje është veriu i vendit që ka kaluar i gjithi në zonën e kuqe.

Sipas gazetares greke qeveria po diskuton që të mbyllë kufijtë edhe për punonjësit sezonale që hyjnë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Masa e fundit do të jetë mbyllja totale e kufijve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *