• |
ide | kryesore

Studimi i ri/ Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë për vite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë për vite, sipas një studimi të shkencëtarëve të institutit La Jolla në Kaliforni.


Ata kanë zbuluar se niveli i qelizave imune nis të ulet pas muajit të tetë pas infeksionit, por sërish mbeten në trup mjaftueshëm sasi për të bllokuar ri-infektimin. Madje kjo sasi mund të zgjasë edhe për vite.


Ky është një tjetër lajm i mirëpritur pasi më herët ishte sugjeruar se antitrupat nisin të zhduken pas muajit të tretë. Kjo frikë ishte shtuar pas disa rasteve të ri-infeksionit nga virusi.

Ndërkohë edhe shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se trupi krijon antitrupa të mjaftueshme kundër koronavirusit pas infeksionit.

Nga ana tjetër, të paktën dy vaksina janë konfirmuar si të suksesshme ndaj Covid-19.

Edhe vaksina të tjera priten që të jenë po kaq të suksesshme.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu