• |
ide | kryesore

Video/ Italia e Belgjika në Final Four: zgjohet Kosova në ndeshjen e fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Në raundin e fundit të Nations League, Italia mposht 2-0 Bosnjen, mbyll në vendin e parë grupin 1 të Ligës A e kualifikohet për në Final Four që do të zhvillohet në tetor 2021 në Milano e Torino bashkë me Francën, Spanjën e Belgjikën. Sfida e Sarajevos u vendos nga një gol për cdo pjesë loje: e hapi Belotti (22′) me një të djathtë fluturimthi, e mbylli Berardi (68′) me një akrobaci me të majtën në asist të Locatellit. Italia është e pamundur prej 22 ndeshjesh radhazi nën drejtimin e Roberto Mancini (17F, 5B): Kombëtarja e kaltër nuk ia dilte nga korriku 2006, me Marcello Lippi në pankinë (25). Ajo që është më e rëndësishme është se Italia nuk pësuar gol për pesë transferta radhazi, gjë që ndodh për herë të dytë në histori (janë përjshtuar ndeshjet në fushë neutrale); më parë e kishte arritur gjatë 1972 e 1974 me Ferruccio Valcareggi në pankinë.


Në mbylljen e fazës së grupeve të Nations League mbërritën edhe verdiktet e fundit. Sipas rezultatit të Italisë, nuk i mjafton Hollandës fitorja 2-1 kundër Polonisë, falë Depay e Wijnaldum, për të shkuar në Final Four. Objektiv që është arritur nga Belgjika në Grupin 2, që mposhti 4-2 Danimarkën: dygolëshi i Lukaku e golat e Tielemans e De Bruyne mposhtin skandinavët. Në sfidën tjetër të grupit, Anglia shkatërron Islandën 4-0.





UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 1
Bosnia and Herzegovina 0 – 2 Italy
Poland 1 – 2 Netherlands
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
Belgium 4 – 2 Denmark
England 4 – 0 Iceland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 1
Austria 1 – 1 Norway
Northern Ireland 1 – 1 Romania
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 2
Czech Republic 2 – 0 Slovakia
Israel 1 – 0 Scotland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 3
Hungary 2 – 0 Turkey
Serbia 5 – 0 Russia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 4
Republic of Ireland 0 – 0 Bulgaria
Wales 3 – 1 Finland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
Armenia 1 – 0 North Macedonia
Georgia 0 – 0 Estonia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 3
Greece 0 – 0 Slovenia
Kosovo 1 – 0 Moldova
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
Albania 3 – 2 Belarus
Kazakhstan 1 – 2 Lithuania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *