• |
ide | kryesore

Pas 4 muajsh mungesë, Edi Rama kthehet në drejtimin e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka munguar në drejtimin e qeverisë për plot 119 ditë, nga 22 korriku deri në 18 nëntor.

Sipas asaj që zbulohet në faqen e Kryeministrisë pas çdo mbledhjeje të qeverisë, para mbledhjes së ditës së djeshme, Edi Rama e kishte drejtuar kabinetin për herë të fundit në 22 korrik.

Që nga 22 korriku deri më 18 nëntor janë plot 13 mbledhje të qeverisë që janë drejtuar nga zëvendësi i Ramës, Erion Braçe.

Përgjatë këtyre 4 muajve që kreu i qeverisë Rama nuk ka qenë në drejtimin e mbledhje të kabinetit qeveritar, ky i fundit ka dërguar në Parlament një sërë ligjesh dhe vendimesh të një rëndësie të veçante.

Ndër më madhorët vlen të theksojmë buxhetin e shtetit, i cili u miratua në Kuvend vetëm pak ditë më parë. Nuk dihet se përse ka ndodhur kjo mungesë kaq e gjatë e Kryeministrit në mbledhjet e qeverisë.



4 Comments

  1. a duhet qe te ndalohet mbledhja e qeverise ne kushtet kur ka me shume se 10 vete ne salle?!. ca mendimi kane ekspertet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *