• |
ide | kryesore

855 të infektuar të rinj me koronavirus në Kosovë, 11 persona humbin jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



11 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndëra 855 persona janë infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se janë shëruar 748 persona.

Detaje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë 

Deri tash në nivel vendi janë regjistruar 32,877 raste pozitive nga testimi i 127,722 mostrave. 885 persona kanë vdekur, ndërsa janë 12,220 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga Prishtina 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizreni 2 raste (88, 82 vjeç), Drenasi 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rast (71 vjeç), Gjilani 1 rast (79 vjeç), Kamenica 1 rast (92 vjeç), Mitrovica 1 rast (82 vjeç).

Rastet e reja pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Ndërkaq në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se në klinikat dhe spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 539 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Në përgjithësi janë duke u trajtuar 828 pacientë, 12 prej të cilëve janë në respiratorë e 603 në oksigjenoterapi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *