• |
ide | kryesore

Loew nuk ka shpëtuar ende: federata gjermane e ndarë në dy fronte për të ardhmen e teknikut

-Instant, Sport



Një mbledhje e kryesisë së DFB (federata gjermane e futbollit) mund të vendosë ende në diskutim të ardhmen e Joachim Loew në krye të kombëtares së Gjermanisë. Sipas asaj që bën të ditur “Bild” ka një ndarje frontesh mes drejtuesve mbi zgjedhjen për të vazhduar me teknikun aktual, me vetëm Oliver Bierhoff, drejtori i kombëtareve, që ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Loew. Ndërkohë, në një sondazh të periodikes “Kicker”, 90% e personave që kanë shprehur opinionin e tyre, nuk e duan më teknikun aktual në krye të Kombëtares gjermane.

Shpëtimi i Loeë mund të vijë nga të tjerë faktorë. I pari është mungesa e një zëvendësuesi të nivelit të lartë të gatshëm të futet menjëherë në lojë. Klopp e Flick, kandidatët në pole position, janë të kënaqur në krye të Liverpool e Bayern Mynih, ndërsa Rangnick, që është i lirë menjëherë, nuk i bind plotësisht. Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loew është fakti që Gjermania, në më shumë se 100 vjet, ka patur vetëm 10 trajnerë e se cdo ndryshim pankine ka ardhur pas paraqitjeve të shëmtuara në kupa bote apo europian. Vetëm se askush, në këtë pikë, nuk është i gatshëm të vërë bast mbi të ardhmen e tij në krye të Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *