• |
ide | kryesore

Tiranë, pronari i lokalit, kamerieri dhe klientët kapen ‘mat’ duke konsumuar kokainë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pronari i një lokali dhe kamarieri janë arrestuar pasi akuzohen se përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kishte informacion të siguruar në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike.


“Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular” informoi policia e Tiranës.


I arrestuari I.D., 49 vjeç, pronar i lokalit ishte i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” ndërsa O.N., 25 vjeç ishte kamarieri.

Po kështu janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

2 Comments

  1. Nëse Edvin Escobar D’Rama nuk infektohet nga Covid 19, mund rrekomandohet kokaina si medikament anticovid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu