• |
ide | kryesore

Klopp i tërbuar me gazetarët, sulmon emitentët për kalendarët: “Nuk e di a do e mbyllim kampionatin me 11 lojtarë”

-Instant, F1, Sport



Liverpool mposhti Leicester duke arritur Tottenham në krye të Premier League. E gjitha kjoi pavarësisht një liste të gjatë mungesash, mes dëmtimesh e rasteve të Covid-19. Por kush priste një Klopp të lumtur pasi mposhti skuadrën e Rodgers, e ka kuptuar keq. Gjermani ka qenë i tërbuar kur është ndalur të flasë përpara telekamerave të Sky Sports. Por nuk e ka as me lojtarët e as me ndonjë situatë tjetër në fushë, por me… televizionet që transmetojnë Premier League. Sipas gjermanit askush nuk interesohet për lojtarët, të detyruar të luajnë shumë ndeshje të përafruara.

“Kur flas për këto gjëra nuk flas vetëm për ne, po për të gjithë. E nëse ju flisni me BT Sport, jemi të gjithë të mashtruar. Sky e BT Sport duhet të bien dakord, sepse nëse vazhdojmë të luajmë të mërkurën e pastaj të shtunën në orën 12:30 nuk e di nëse do ta mbarojmë kampionatin me 11 lojtarë. E di që ju nuk ju intereson dhe problemi është i gjithi ky. Ne flasim shumë e nuk ndodh asnjëherë asgjë. Njerëzit na thonë të bëjmë turnover, por me kë? Ne kemi ndonjë zgjedhje më shumë në sulm, por të tjerët janë të rinj”.

Tekniku i Liverpool nuk ndalet, madje kundërsulmon: “Kam një raport të mirë me ju, por nëse dikush më flet akoma për kontrata bëhem i cmendur. Flasim për kontrata që nuk janë bërë për sezone si ky, me Covid. Duhet të adaptohemi të gjithë. Gjithcka ka ndryshuar, por televizionet janë ende të fiksuar me atë që ishte më parë. Por gjithcka ka ndryshuar, bota e gjitha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *