• |
ide | kryesore

Krujë/ Digjet një magazinë me bazë ushqimore në tregun e gjësë së gjallë

-Instant, Lajme, Të fundit



Digjet plotësisht nga zjarri një magazinë me bazë ushqimore në tregun e gjësë së gjallë në fshatin Qerekë të Krujës. Magazina kishte mbi 300 lidhje bari të cilat janë djegur totalisht.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm. Nuk dihet ende pronari i magazinës. Për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve ka ndërhyrë zjarrfikësja e Niklës dhe zjarrfikësja e Kamzës.

Paraprakisht mendohet se dëmi i shkaktuar është rreth 3 milionë lekë të vjetra. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *