• |
ide | kryesore

Vaksina anti-Covid/ BE firmos nesër me “Moderna”-n për 160 milionë doza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



BE do të nënshkruajë ditën e nesërme një marrëveshje për blerjen e 160 milionë dozave të vaksinës anti-Covid.

Ishte Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ajo që njoftoi nga Brukseli nënshkrimin e një kontrate të re me kompaninë farmacuetike “Moderna” lidhur me vaksinën anti-Covid.

“BE ka arritur tashmë marrëveshjen me kompaninë amerikane lidhur me blerjen 160 milionë dozave të vaksinës që ende nuk ka dale në treg. Sapo vaksina ë vërtetohet se është sigurt dhe efektive, çdo shtet anëtar do ta marrë atë në të njëjtën kohë mbi një bazë proporcionale,” tha Von Der Leyen, në një deklaratë të shkurtër.

Detajet e kontratës do të njoftohen të mërkurën, dita kur do të nënshkruhet praktikisht kontrata.

Lexo më tej: Vaksina antiCovid drejt prodhimit/ Kur do e kenë shqiptarët? 

Më herët Brukseli ka firmosur kontrata për qindra miliona doza të vaksinave potenciale nga kompanitë Johnson & Johnson, Sanofi-GSK, AstraZeneca, Pfizer-BionNTech dhe CureVac.

Kujtojmë që von der Leyen ka deklaruar se nëse vendet anëtare të bllokut do të kenë tepri dozash dhe do t’u lejohet do t’i dhurojnë një pjesë të tyre për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sa i takon pyetjes për fqinjësinë, ka një qasje të dyfishtë. Më i rëndësishmi dhe më mbresëlënësi është Covax, që e kemi ngritur së bashku me rreth 119 vende që janë anëtarësuar. Parimi është që vendet me të ardhura të larta duhet të financojnë Covax për të garantuar qasjen tek vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”,  u shpreh javën e shkuar der Leyen.



1 Comment

  1. Bill Gates, nje nga armiqte me te medhenj te njerzmit, eshte nje nga financuesit kryesore te Moderna-s. Merreni me mend vete se cfare do te kete brenda ajo vaksine! Tani keta i kane nxjerre hapur kembet, as nuk e fshehin me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *