• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT si po transportohej heroina në furgonin e ngarkuar me dru

Arkiva, Lajme, Të fundit



4 kg e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi u zbulua në një operacion të policisë së Elbasanit këtë të enjte. Ora News ka publikuar pamje nga furgoni ku u gjetën 8 pakot me kokainë. Lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve drusore në pjesën e pasme të furgonit, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se pakot e drogës kanë mbërritur nga Turqia në Shqipëri dhe më pas kishin si destinacion shtetin grek. Përmes një njoftimi policia informon se operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera. Deri më tani flitet për të paktën 5 persona të arrestuar, por policia ka konfirmuar vetëm për njërin prej tyre. Ai është GËzim Balla 46-vjeç nga Elbasani.

Dyshimet e hetuesve janë se pazaret e drogës bëheshin në qytetin e Elbasanit, ndaj kërkimet vijojnë për arrestimin dhe të personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Mësohet se bashkë me kamionin ku ishte fshehur lënda narkotike policia ka ndaluar edhe një automjet tjetër që lëvizte para tij pasi mesa duket organizatorët e aktivitetit kriminal kanë dashur të mbajnë nën kontroll transportimin e heroinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *