• |
ide | kryesore

Meta në 1-vjetorin e tërmetit shkatërrimtar: Gjeni përgjegjësit! E papranueshme, që ende nuk është garantuar strehimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi dhuroi gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Presidenti Ilir Meta kujtoi 51 jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i një viti më parë me një kritikë të fortë për qeverinë.

Presidenti deklaroi se është e papranueshme që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmet, Sipas Metës, kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Meta u shpreh se duhen gjetur përgjegjësit për shembjen e pallateve.

“Meqenëse sot është edhe përvjetori i tërmetit mjaft të fortë dhe tragjik që mori 51 jetë të qytetarëve tanë 1 vit më parë dhe që shkatërroi banesat dhe pronat e qytetarëve në Durrës, Kavajë, Kurbin, Tiranë e me radhë, shpreh solidaritetin më të thellë me këta banorë që jo vetëm vuajnë moszgjidhjen e çështjes së banimit por edhe mungesën e ndihmave dhe se një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira, për shkak se dimri ka hyrë e kjo i bën më të ndjeshëm ndaj rënies së imunitetit dhe prekjen nga virusi Covid 19. Është e rëndësishme të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, sa më pak propagandë, sa më shumë punë dhe transparencë. Po ashtu ndëshkim për të gjithë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dobët në ndërtesat e shkatërruara një vit më parë”,- tha Meta në prononcimin e tij.

Postimi i Metës: 

Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore.

Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar.



5 Comments

  1. Kush mbajti pergjegjesi do e filloim nga posht jo nga l’art l’art e posht e posht e l’artl’art esht nje zinxhir special qe nuk mund ta keputesh quhet ( drejtesi )

  2. Ke kaq kohe qe zgjedhon foljen “Gjej” dhe asgje me teper. Me kujton ate batuten ke filmi Ura qe thote i madhi Albert Verria sikur te ndertoheshin urat me llafe sa mire do ishte

  3. Lideri i opozites, lideri i madh , vizionar sypatrembur, i palodhur vete ai Likja pe skrapari. Pupupu si ka ngel ky vend.
    Kete shikohe nga prerja kokes.
    Dhe 100 vjet te rri ne pushtet , nuk behet kurre qytetar.

  4. sikur 1% te pasuris tende miliarda euorshe te japesh ti, e zgjidhe hallin e strehimit te hallexhinjve. ne vend ti besh nga dy banjo per kok 14 maceve qe ke, hidh ndonje lek per hallexhinjt (se ne fund te fundit je pasuruar duke i pir gjakun ketij shteti).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *