• |
ide | kryesore

Qëndron i lartë numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali, 30 mijë raste të reja dhe 822 persona të vdekur

-Instant, Lajme, Planet



29.003 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Itali në 24 orët e fundit, pas më shumë se 230 mijë tamponësh të kryer nga autoritetet shëndetësore në mbarë vendin.

Numri i viktimave vijon të jetë i lartë, ku 822 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 52 850. Ditën e djeshme ishin 100 të vdekur më pak se sot dhe 25 853 të infektuar të rinj.

Një rritje të lehtë ka pësuar numri i pacientëve në terapitë intensive, ndërsa numri i të shtruarve në spitalet covid është ulur me 275 më pak se dje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *