• |
ide | kryesore

Italia përgatit një tjetër paketë ndihme 8 miliardë për bizneset e prekura nga situata e COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit. Mediet fqinje raportojnë se qeveria ka miratuar paketën e re mbështetëse për të gjitha bizneset e prekura nga kufizimet e fundit anti-Covid.

Paketa e ndihmës, që është e katërta që nga fillimi i pandemisë në Itali, ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh dhe shtyn afatet e taksave për kompanitë në zonat që po iu nënshtrohen masave të ashpra të bllokimit.

Ajo gjithashtu ofron nga një shumë prej 1.000 € për punëtorët në turizëm, arte, sporte si dhe caktimin e fondeve për sektorin e konventave dhe një prani të rritur të policisë për të siguruar respektimin e masave anti-koronavirus.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga virusi. Një mase e forte izolimi i 60 milion banorëve të saj vuri nën kontroll shpërthimin e parë, por, si kudo tjetër, numri i rasteve është rritur ndjeshëm në muajt e fundit.

 

 

Roma është përpjekur të shmangë një bllokim tjetër pas goditjes së parë të ekonomisë, duke u përqendruar te kufizimet rajonale së bashku me një shtetrrethim brenda vendit gjatë orëve të natës.
Kryeministri Giuseppe Conte do të takohet me krerët e 20 rajoneve të vendit më vonë sot për të përpunuar planin e Italisë për pushimet, me ekspertët e shëndetësisë të cilët paralajmërojnë shumë festime për Krishtlindje do të ndezin një valë të tretë.

“Ne jemi shumë larg nga thirrja për fitore,” tha zëvendës ministri i shëndetësisë Pierpaolo Sileri.
Ai tha se numri i njerëzve që takohen për të darkuar së bashku ka të ngjarë të jetë i kufizuar në gjashtë.

Ministria Italiane e shëndetësisë raportoi rreth 20,000 raste të reja dje dhe 541 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 55,000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *