• |
ide | kryesore

Më shumë se 60 milionë persona të infektuar me Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 63 milionë persona. Sipas faqes “Worldmeters”, deri më këtë të hënë, në të gjithë botën janë raportuar 63,083,565 raste të coronavirusit dhe 1,465,309 viktima të lidhura me Covid-19.

Numri më i lartë ditor i rasteve të coronavirusit (667,164) u regjistrua më 14 nëntor ndërsa numri më i lartë ditor i vdekjeve 12,432 u regjistrua më 17 prill. Amerika Veriore dhe Jugore përbëjnë më shumë se 45% të rasteve. Më pas këto vende ndiqen nga Europa dhe Azia Juglindore .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *