• |
ide | kryesore

‘Moderna’ kërkon miratimin urgjent të vaksinës së saj në SHBA dhe Europë

-Instant, Lajme, Planet



Kompania amerikane Moderna kërkon miratimin e vaksinës në SHBA dhe BE. Ajo po u dorëzon të dhëna rregullatorëve në SHBA, Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar për një licencë emergjence në mënyrë që vaksina të përdoret në masë tek qytetarët.

Ndërkohë rregullatorët do të shikojnë të dhënat e provës për vaksinën dhe do të vendosin nëse është i sigurt dhe efektiv për të rekomanduar apo jo shpërndarjen.

Studimet klinike tregojnë se kjo vaksinë është 94% efektive në mbrojtjen e njerëzve dhe ka shumë pak efekte anësore, raporton BBC.

Edhe Pfizer, që ka një mbrojtje të ngjashme, ka kërkuar tashmë të njëjtin aprovim nga SH.B.A.

Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrtojnë gjithashtu të dhënat për vaksinën Pfizer, si dhe një lloj tjetër të vaksinës Covid nga AstraZenca dhe Universiteti i Oksfordit për aprovim emergjent.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *